Senior Specialist - Njesia e Compliance

Banka Kombëtare Tregtare (BKT)On-siteFull-timeSenior, 5–8 yearsListed 6 hours ago

Apply now

About this role

Pozicioni: Specialist i Lartë në Njësinë e Përputhshmërisë (Compliance Unit Senior Specialist)

Specialisti i Lartë në Njësinë e Përputhshmërisë mbështet Departamentin e Përputhshmërisë dhe AML në identifikimin, monitorimin dhe menaxhimin e risqeve të përputhshmërisë rregullatore. Ky rol kontribuon në sigurimin që Banka të operojë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, politikat e brendshme, standardet etike dhe praktikat më të mira të industrisë.

Përgjegjësitë Kryesore

Kandidati i suksesshëm do të:

- Monitorojë zhvillimet rregullatore dhe të vlerësojë ndikimin e tyre në aktivitetet e Bankës dhe kuadrin e përputhshmërisë.

- Rishikojë politikat, procedurat dhe udhëzimet e brendshme për të siguruar përputhjen me ligjet, rregulloret dhe praktikat më të mira.

- Mbështesë zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e politikave dhe kontrolleve të përputhshmërisë së Bankës.

- Marrë pjesë në rishikimet e përputhshmërisë, programet e testimit dhe aktivitetet e kontrollit për të identifikuar rastet e mospërputhshmërisë dhe për të rekomanduar masa korrigjuese.

- Ndihmojë në kryerjen e vlerësimeve të riskut të përputhshmërisë për produkte, shërbime, procese dhe sisteme të reja.

- Monitorojë zbatimin dhe ndjekjen e planeve të veprimit dhe masave korrigjuese në fushën e përputhshmërisë.

- Mbështesë iniciativat e përputhshmërisë rregullatore lidhur me FATCA, CRS, kujdesin e duhur ndaj klientit dhe kërkesat për raportim rregullator.

- Ofron udhëzim dhe këshillim në fushën e përputhshmërisë për njësitë e biznesit, operacionale dhe rrjetin e degëve.

- Rishikojë ankesat e klientëve nga këndvështrimi i përputhshmërisë dhe të monitorojë tendencat dhe risqet në zhvillim.

- Ndihmojë në përgatitjen dhe zhvillimin e programeve të ndërgjegjësimit dhe trajnimit mbi përputhshmërinë.

- Mbajë dokumentacionin dhe evidencat e nevojshme lidhur me rishikimet, kontrollet dhe vlerësimet e përputhshmërisë.

- Mbështesë bashkëpunimin me autoritetet rregullatore dhe palë të tjera të jashtme për çështje që lidhen me përputhshmërinë.

- Kontribuojë në promovimin e një kulture të fortë të përputhshmërisë dhe sjelljes etike në të gjithë Bankën.

Kualifikimet dhe Eksperienca

Arsimi

- Diplomë Bachelor në Drejtësi, Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose në një fushë të ngjashme.

Eksperienca

- Minimumi 3 vite eksperiencë profesionale në sektorin bankar, përputhshmëri (compliance), audit të brendshëm, menaxhim risku, çështje rregullatore ose fusha të ngjashme.

Njohuri Teknike

- Njohuri të mira mbi rregulloret bankare dhe kërkesat e përputhshmërisë rregullatore.

- Njohuri mbi parimet e menaxhimit të riskut të përputhshmërisë dhe kuadrin rregullator.

- Njohuri mbi FATCA, QI, CRS, proceset e kujdesit të duhur ndaj klientit dhe kërkesat për raportim rregullator konsiderohen avantazh.

- Njohuri të mira mbi produktet dhe shërbimet bankare.

Aftësitë dhe Kompetencat

- Aftësi të forta analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.

- Aftësi shumë të mira komunikuese me shkrim dhe verbal.

- Aftësi për të menaxhuar prioritete të shumta dhe për të punuar në mënyrë të pavarur.

- Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.

- Integritet, profesionalizëm dhe konfidencialitet në nivel të lartë.

- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie efektive pune në të gjitha nivelet e organizatës.

- Njohuri të avancuara të aplikacioneve Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe në të folur.

Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 12.10.2026

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.