Praktikant në Qendrën e Thirrjeve

Banka Kombëtare Tregtare (BKT)Pristina, PristinaOn-siteInternshipListed 7 hours ago

Apply now

About this role

NJOFTIM PËR PRAKTIKË

Pozita

Vendi i punës

Lokacioni

Data e Hapjes

Data e Mbylljes

Praktikant/e

Njësia e Qendrës së Thirrjeve

Zyra Qëndrore - Prishtinë

28.10.2026

03.11.2026

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Të përgjigjet ndaj klientëve që kontaktojnë bankën përmes telefonit, e-mailit, Whatsapp ose Webfaqes.

- Përkrahja e klientëve rreth shërbimeve elektronike (regjistrimin, kryerjen e transaksioneve, zgjidhjen e ankesave, raportimin e problemeve, etj.)

- Ruajtja, mbledhja dhe trajtimi i të gjitha kërkesave të klientit nga ATM, web, email, SMS.

- Kontaktimi i klientëve dhe sigurimi i tyre që kërkesa e tyre është duke u trajtuar.

- Resetimi i funksionalitetit të kartave bankare dhe bankimit elektronik.

- Kryerja e thirrjeve të shitjes për një gamë specifike të konsumatorëve .

- Bllokimi i përkohshëm i kartave sipas procedurave të brendshme.

- Përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta, të personalizuara.

- Implementimi i standardeve të kujdesit ndaj klientit.

Kualifikimet:

- Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante.

- Të ketë njohuri të punës në kompjuter.

- Të ketë aftësi të mira komunikimi direkt, në telefon apo email.

- Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke.

- Të ketë energji pozitive, të jetë i shoqërueshëm si dhe të orientohet në përmbushjen e kërkesave të klientëve dhe arritjen e pritshmërive të bankës

- Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja.

- Të jetë në gatishmëri për të punuar gjatë fundjavave, festave zyrtare apo ndërrimit të tretë të punës.