STUDENT ne Ekipin e Monitorimit te IT

Banka Kombëtare Tregtare (BKT)Tirana, TiranaOn-siteInternshipListed 1 day ago

Apply now

About this role

Ekipi i monitorimit të IT

Je student me profil në IT? Bëhu pjesë e ekipit tonë të monitorimit!

Përshkrimi: Ekipi i monitorimit të IT-së është një ekip monitorimi 24/7 përgjegjës për monitorimin proaktiv të shërbimeve dhe aplikacioneve kritike. Ekipi siguron performancën optimale, disponueshmërinë dhe vazhdimësinë e biznesit, duke luajtur një rol jetik përmes vëzhgimit të sistemeve, reagimit ndaj alarmeve, përshkallëzimit të problemeve dhe koordinimit me kolegët e tjerë të IT-së.

Përgjegjësitë kryesore:

- Monitorimi i sistemeve dhe aplikacioneve si: kanaleve online të BKT, shërbimi i ATM, infrastrukturës së rrjetit dhe performancës së serverëve (CPU, memories dhe hapësirës në disk).

- Reagimi i menjëhershëm ndaj alarmeve të sistemit, defekteve ose situatave emergjente dhe përshkallëzimi i tyre sipas rastit.

- Koordinimi dhe komunikimi me anëtarët e tjerë të ekipit për zgjidhjen e problemeve operacionale.

- Mbajtja e regjistrave dhe e evidencës për incidentet, problemet me performancën e sistemit dhe veprimet/ndërhyrjet e kryera.

- Kryerja e kontrolleve rutinë në platformat e monitorimit.

- Ndjekja e procedurave standarde të punës dhe e protokolleve të sigurisë.

- Dorëzimi i rregullt i detyrave ndërmjet turneve dhe informimi i kolegëve të turnit pasues për çdo problem në vazhdim.

- Mbështetja në zgjidhjen e problemeve dhe ofrimi i ndihmës për ekipin e menaxhimit të shërbimeve sipas nevojës.

Kualifikimet dhe aftësitë:

- Student në shkenca kompjuterike, inxhinieri kompjuterike dhe teknologji të informacionit, ose në një fushë të ngjashme.

- Aftësi të mira kompjuterike dhe interes i mirëfilltë për monitorimin, rrjetet dhe mënyrën se si funksionojnë sistemet e IT.

- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira për të kuptuar dhe vlerësuar situatat.

- Komunikim i qartë dhe bashkëpunues me ekipin.

- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis pune 24/7 me presion të lartë.

Kushtet e punës:

- Ky pozicion kërkon punë me turne (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare) për të siguruar vazhdimësinë e biznesit dhe proaktivitetin.

- Bashkëpunimi me ekipet e IT-së në distancë dhe në vend.

- Puna në një mjedis të sigurt; vendndodhja e zyrës: BKT HO2, Mjull Bathore.

Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 17.11.2026

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.