Customer Service Advisor

Danzas CorporationTirana, TiranaOn-siteFull-timeMid level, 2–5 yearsListed 2 weeks ago

Apply now

About this role

DHL Albania po kërkon punonjës për rolin e Customer Service Advisor

Përshkrimi i rolit: Roli përfshin menaxhimin e komunikimit me klientët si pika kryesore kontakti, trajtimin e pyetjeve dhe kërkesave për dërgesa, si dhe ofrimin e informacionit dhe përditësimeve në kohë reale për gjurmimin e dërgesave, duke siguruar një eksperiencë sa më cilësore për klientin .

Përgjegjësitë kryesore:

• Komunikimi me klientët përmes telefonit dhe kanaleve të tjera (email/chat).

• Regjistrimi dhe menaxhimi korrekt i rezervimeve dhe kërkesave të klientëve.

• Ofrimi i informacionit të saktë mbi dërgesat, kohët e transitit dhe çmimet e shërbimeve të DHL.

• Identifikimi i mundësive për oferta dhe shërbime shtesë gjatë komunikimit me klientët.

• Zgjidhja e çështjeve në bashkëpunim me departamentet përkatëse dhe rrjetin e brendshëm.

• Respektimi i procedurave të kompanisë dhe përfaqësimi profesional i standardeve të shërbimit.

Kualifikimet:

• Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.

• Njohuri të mira kompjuterike dhe përdorimi i softuerëve bazë.

• Aftësi të shkëlqyera komunikimi me klientë të ndryshëm.

• Aftësi për të punuar efektivisht në grup.

• Saktësi dhe korrektësi në punë.