Specialist i Kontratave të Kredisë - Departamenti i Operacioneve të Kredive

Banka Kombëtare Tregtare (BKT)Tirana, TiranaOn-siteFull-timeJunior, 1–2 yearsListed 1 week ago

Apply now

About this role

Specialist i Kontratave të Kredisë - Departamenti i Operacioneve të Kredive

Detyrat dhe Përgjegjësitë

- Përpilon kontratat e kredisë në përputhje me kushtet e përcaktuara në vendimin e miratimit dhe me modelet (templates) e miratuara nga Banka, duke siguruar pasqyrimin e saktë të termave dhe kushteve të miratuara përpara dërgimit për nënshkrim.

- Komunikon dhe koordinon me Degët lidhur me përgatitjen, dërgimin dhe nënshkrimin e kontratave të kredisë, duke ofruar sqarimet e nevojshme për çështjet që lidhen me dokumentacionin kontraktor.

- Bashkëpunon me departamentet përkatëse dhe Degët për të adresuar çështjet dhe sqarimet që lindin gjatë procesit të përpilimit të kontratave, duke siguruar pasqyrimin e saktë të kushteve të miratuara.

Kualifikimet

- Të paktën 1 vit përvojë në hartimin, përpilimin ose rishikimin e kontratave; preferohet eksperiencë me kontrata të përdorura në sektorin bankar, si kontrata kredie, hipoteke dhe marrëveshje siguruese.

- Njohuri të mira të legjislacionit civil dhe tregtar që lidhet me kontratat dhe garancitë përbëjnë avantazh.

- Përvoja e mëparshme në sektorin bankar ose financiar përbën avantazh.

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në komunikim verbal dhe me shkrim.

- Aftësi shumë të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.

- Aftësi për të punuar me përkushtim, përgjegjshmëri dhe orientim drejt rezultateve.

Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 21.10.2026 ​

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.​